Irani ka prezantuar atë që e cilëson si raketën e tij më të fuqishme, duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon pas luftës 12-ditore me Izraelin verën e kaluar. Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike ka vënë në gatishmëri raketën balistike me rreze të mesme Khoramshahr 4, njoftoi agjencia shtetërore Fars.
Sipas Fars, raketa ka një rreze veprimi prej rreth 2000 kilometrash dhe është në gjendje të mbajë mbi një ton eksploziv, duke u cilësuar si projekti më i avancuar në arsenalin iranian. Paralelisht, Teherani ka aktivizuar edhe një “qytet nëntokësor raketash” në selinë hapësinore të IRGC-së, si pjesë e forcimit të kapaciteteve ushtarake.
Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar një ndryshim të rëndësishëm të doktrinës ushtarake, duke kaluar nga një qëndrim mbrojtës në strategjinë e goditjes së parë. “Tani godasim të parët”, është mesazhi i përcjellë nga zyrtarët ushtarakë.
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar vazhdimisht kufizimin e programit raketor iranian, ndërsa Teherani deklaron se raketat e tij janë të afta të godasin objektiva në Izrael dhe bazat amerikane në rajonin e Gjirit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)