Sportistet në Olimpiadën Dimërore çuditen nga… bideja

Disa nga atletet në “Milano-Cortina 2026” ngritën pyetjet nëse shërbente për të larë këmbët apo për të pastruar pajisjet sportive. Një gazetare madje shpërndau edhe kërkimin online se si përdoret.

05.02.2026. 20:07

Sportistet në Olimpiadën Dimërore çuditen nga… bideja

Në vitin 2026 mendohej se të gjithë e njihnin. Është padyshim një prej aksesorëve të pashmangshëm të tualeteve në botën moderne. E megjithatë, protagonisti i parë i madh në Olimpiadën Dimërore është bërë… bideja.

Mes hidrosanitareve në tualetet e dhomave të Fshatit Olimpik, ky aksesor ka tërhequr vëmendjen e shumë sportisteve që do të konkurrojnë në “Milano-Cortina 2026”. Disa atlete pjesëmarrëse, duke publikuar videot e zakonshme të turit të dhomave të akomodimit në rrjetet sociale, janë habitur nga pranina e këtij objekti, i cili me sa duket nuk është i zakonshëm në vendet e tyre.

Disa prej tyre madje, pasi panë bidenë pranë tualetit pyesnin: “Mos është vallë një lavaman i dytë për të larë këmbët?”. Për të tjerë, pyetja më e natyrshme ishte: “Si përdoret ky?”. Mes sportisteve elitare që janë çuditur ishin patinuesja kanadeze Ivanie Blondin, por edhe lojtarja amerikane e hokejit, Taylor Heise.

Madje, në situatën e krijuar një gazetare amerikane madje ndau me ndjekësit e saj kërkimin që kishte bërë online: “Si përdoret një bide?”. Në rrjetet sociale shfaqen pyetje të tjera të tipit: “Shërben për të pastruar pajisjet sportive?”, por edhe batutat se ajo përdoret “për të mbajtur pijet të ftohta”. Të gjitha këto reagime kanë bërë që bideja të shndërrohet në një nga temat më të diskutueshme dhe virale të fillimit të Lojërave Dimërore në Itali.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)