Barcelona e shfrytëzoi maksimalisht humbjen e Real Madrid. Katalanasit nuk gabuan ndaj Levantes, duke fituar me rezultatin e pastër 3-0 dhe rikthehen në krye të klasifikimit të La Liga-s, me një pikë më tepër se “Los Blancos”.
“Blaugranat” e zhbllokuan ndeshjen pas vetëm 4 minutave lojë, me Bernal që dërgoi lehtësisht në rrjetë harkimin e Eric Garcia-s. Teksa shtylla i prishi festën e golit Leëandoëskit në të 27-ën, miqtë nuk mund të bënin asgjë pas asistit të Cancelo për de Jong, që dyfishoi dhe mbylli virtualisht ndeshjen.
Në pjesën e dytë, katalanasit iu afruan disa herë golit të tretë, që u realizua vetëm në minutën e 82-të nga Fermin Lopez. Numri 16 goditi me këmbën e majtë nga jashtë zone, topi u përplas në shtyllë dhe përfundoi në rrjetë, duke vulosur fitoren 3-0 për Barcelonën.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)