90 min larg titullit, Arsenal fiton minimalisht ndaj ekipit të Brojës

Në pjesën e dytë, Arsenal kërkoi golin e sigurisë për të përmirësuar diferencën e golave ndaj Manchester City, por Burnley rezistoi deri në fund.

18.05.2026. 23:00

90 min larg titullit, Arsenal fiton minimalisht ndaj ekipit të Brojës

Arsenal hodhi një tjetër hap të rëndësishëm drejt fitimit të titullit në Premier League, pasi mposhti 1-0 Burnley në javën e parafundit të kampionatit.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes dhe krijoi disa raste të mira shënimi. Fillimisht ishte Leandro Trossard që goditi shtyllën me një goditje të fortë nga distanca, ndërsa më pas londinezët kërkuan edhe një penallti pas një kontakti ndaj Bukayo Saka në zonë.

Goli i vetëm i takimit erdhi nga një goditje këndi në fundin e pjesës së parë. Kai Havertz kërceu më lart se mbrojtësit kundërshtarë dhe dërgoi topin në rrjetë me kokë, duke i dhënë Arsenalit avantazhin vendimtar. Për Saka, asistimi ishte i 50-ti në karrierë në Premier League.

Në pjesën e dytë, Arsenal kërkoi golin e sigurisë për të përmirësuar diferencën e golave ndaj Manchester City, por Burnley rezistoi deri në fund.

Me këtë sukses, Arsenal regjistroi fitoren e tretë radhazi me rezultatin 1-0 dhe vazhdon të ushtrojë presion mbi Manchester City në garën për titull. Nëse City gabon në ndeshjen e radhës, londinezët mund të shpallen kampionë para javës së fundit të sezonit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)