Kur në vitin 2007, Sheetal Devi lindi me një sëmundje të rrallë të quajtur fokomelia, e karakterizuar nga zhvillim i pamjaftueshëm i duarve, me siguri askush nuk mund ta imagjinonte se disa vite më vonë ajo do të bëhej kampione si harkëtare.
Ëndrra e saj lindi në fshatin indian ku u rrit, Loidhar, në një ngjarje sportive ushtarake ku trajnerët Abhilasha Chaudhary dhe Kuldeep Wadhwan vunë re se mungesa e gjymtyrëve të sipërme të vajzës së vogël kompensohej nga vetëbesimi dhe kokëfortësia e saj.
Meqenëse ajo kishte arritur të ngjitej në pemë duke përdorur vetëm këmbët, ata filluan të kërkonin mënyra për ta ndihmuar të futej në harkëtari dhe gjetën frymëzim te Matt Stutzman, i cili përdorte këmbët për të mbajtur një hark dhe shigjetë.
Pas vetëm 11 muajsh stërvitje, Sheetal garoi në Lojërat Aziatike, duke fituar dy medalje ari për Indinë. Çmimet vazhduan dhe ajo sapo u kthye nga një kampionat botëror në Republikën Çeke, me një medalje bronzi në individual dhe një medalje ari në dyshe për femra.
“Edhe pse nuk isha marrë kurrë me sport, disa njerëz panë se kisha potencial dhe më mbështetën. Kjo më ndryshoi jetën. Shumë fëmijë në fshat nuk e kanë këtë mundësi”, tha ajo në një video që ngarkoi në llogarinë e saj në Instagram disa javë më parë, me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë në Indi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)