Mareva Grabovski-Mitsotakis, bashkëshortja e kryeminitrit grek Kyriakos Mitsotakis nuk ka pasur një përvojë për t’u mbajtur mend, teksa shoqëronte mbrëmjen e djeshme në Milano, bashkëshortin, në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore.
Sipas mediave helene, ajo ka pësuar një aksident të shtunën në Itali, që e detyroi sot të kryente një ndërhyrje në spital, menjëherë pas mbërritjes në Athinë.
Protothema raporton se bashkëshortja e kreut të ekzekutivit rek iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në të dyja duart nga Emmanuel Fandridis, drejtues i klinikës së mikrokirurgjisë së dorës dhe gjymtyrëve të sipërme, në Spitalin Kombëtar në Athinë.
Zonja Mitsotakis raportohet se eshtë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shërohet në spital me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis që po i qëndron përkrah.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)