Një ekip shkencëtarësh ka prezantuar një robot revolucionar të krijuar nga lëngu, i njohur si robot PB (particle-armored). Ky robot me përmasa të vogla, sillet si një qelizë e gjallë dhe ka aftësi të jashtëzakonshme.
Roboti PB mund të ndahet në shumë pjesë dhe të bashkohet përsëri, të “gëlltisë” objekte dhe t’i transportojë ato. Madje, ai të mbijetojë edhe kur shtrydhet dhe të lëvizë pa motorë, duke përdorur vetëm valë zanore. Ai konsiderohet si një “pikë e programueshme”, e aftë të kryejë detyra komplekse vetëm me strukturën e tij të lëngshme.
Shkencëtarët paralajmërojnë se edhe pse aktualisht ekzemplarët janë të vegjël, versionet më të mëdha mund të hapin rrugën për përdorime të shumta: nga transporti i objekteve të rrëzikshme për njeriun, deri tek aplikimet mjekësore brenda trupit. Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm drejt krijimit të robotëve fleksibël dhe inteligjentë, të cilët nuk kufizohen nga strukturat e ngurta tradicionale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)