Ndihmë nga Trump, presidenti dërgon spital lundrues në Groenlandë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të dërgojë një anije spitalore në Groenlandë për të ndihmuar vendasit për të marrë shërbimin e nevojshëm shëndertësor.

Burimi: CNN

22.02.2026. 09:47

Ndihmë nga Trump, presidenti dërgon spital lundrues në Groenlandë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se administrata e tij po mendon të të dërgojë një anije spitalore ushtarake në Groenlandë, për të ofruar shërbime mjekësore për popullsinë vendase.

Në një postim në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se, në bashkëpunim me guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry, do të nisë drejt ishullit një “varkë spitalore të shkëlqyer”, duke publikuar edhe një ilustrim të anijes ushtarake USNS Mercy.

Trump nuk dha detaje konkrete mbi arsyet e këtij vendimi, ndërsa Groenlanda dhe Danimarka operojnë sisteme publike dhe falas të kujdesit shëndetësor.

Marina amerikane disponon dy anije spitalore, USNS Mercy dhe USNS Comfort, të përdorura në operacione humanitare dhe emergjenca, përfshirë dislokimin e USNS Comfort në New York City gjatë pandemisë Covid-19 në vitin 2020.

Deklarata e Trump vjen në vijim të qëndrimeve të tij për marrjen nën kontroll të Groenlandës, një territor me rëndësi strategjike në Arktik, ku SHBA operon edhe Bazën Hapësinore Pituffik.

Ndërkohë, ideja e një lidershipi amerikan ka shkaktuar shqetësime te një pjesë e banorëve vendas, të cilët druhen nga privatizimi i shërbimeve publike, përfshirë shëndetësinë dhe arsimin.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)