Dhjetëra dele të uritura janë bërë virale në rrjet, pasi i mësynë një supermarketi bavarez duke “u arratisur” nga fusha aty pranë.
Punonjësit e dyqanit shihen duke ngritur duart lart të tronditur ndërsa klientët e supermarketit mbetën të habitur nga bastisja e pazakontë.
Klientët dhe punonjësit u përpoqën t’i largonin kafshët duke goditur banakët, por ato qëndruan brenda për rreth 20 minuta. Sipas ZDF, ato “shkaktuan kaos absolut” dhe përveç blegërimave të panumërta dhe panikut, delet thyen shishe, hodhën produkte nga raftet dhe madje lanë edhe pleh organik.
Siç raportohet delet ishin ndarë nga një tufë më e madhe prej rreth 500 kafshësh. Pronari i tyre vlerësoi se ata ndoshta ngatërruan një qese pazari me një qese me ushqim për kafshët, gjë që i çoi në dyqan në kërkim të ushqimit.
Incidenti u prit me humor nga autoritetet dhe komentuesit në rrjetet sociale. Videoja u bë virale në një kohë shumë të shkurtër.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)