Tronditet Hollanda, shpërthime të fuqishme në qendër të Utrecht, raportohet për 10 të plagosur

Të paktën dy shpërthime të fuqishme, të njëpasnjëshme kanë tronditur qendrën e qytetit të Utrechtit, në Holandë, të enjten pasdite.

Burimi: NOS

15.01.2026. 17:48

Tronditet Hollanda, shpërthime të fuqishme në qendër të Utrecht, raportohet për 10 të plagosur

Të paktën dy shpërthime të fuqishme, të njëpasnjëshme kanë tronditur qendrën e qytetit të Utrechtit, në Holandë, të enjten pasdite.

Dëshmitarët okularë thanë për mediat vendase se një shpërthim ndodhi rreth orës 15:38 dhe shkaktoi disa të plagosur. E teksa një turmë njerëzish ishte mbledhur për të parë se çfarë kishte ndodhur, ndodhi një shpërthim i dytë.

Një zëdhënës i zjarrfikësve i tha transmetuesit publik holandez NRW se ndërtesa ku ndodhi shpërthimi ishte në flakë dhe rrezikon shembjen.

Të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur sipas medias holandeze NOS, por nuk përjashtohet mundësia për viktima dhe njerëz të bllokuar brenda ndërtesës ku shpërtheu zjarri.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë mbeturina në rrugë dhe disa godina në flakë.

"Të gjithë po vraponin. E gjithë rruga ishte e mbuluar me rrënoja dhe xhama", tha dikush që sapo kishte hyrë në një dyqan për të marrë një pako.

Një tjetër dëshmitare okular tha për NOS: "E dija menjëherë se kjo ishte diçka e keqe".

Margot Schroevers, e cila ndodhej vetëm 200 metra larg ndërtesës në kohën e shpërthimit shtoi: "Toka po dridhej. Në një moment, dëgjova një shpërthim të madh. Dëgjova vetëm një. Por ishte aq intensiv sa mendova se nuk ishin as fishekzjarre, por diçka më e keqe se kaq. Gjithçka po dridhej këtu. Mund të dëgjoje sa tepër e fortë ishte shpërthimi."

Pas shpërthimit, shumë kalimtarë vrapuan menjëherë në vendngjarje, thotë ajo.

"Një nga kuzhinierët tanë bëri të njëjtën gjë. Ai pa që të gjitha dritaret ishin thyer, rreth 100 metra larg. Pra, kaq larg arriti kaosi. Gjithashtu shihnim tym dhe dëgjonim helikopterë. Më pas dëgjuam një shpërthim të dytë, më pak të forte”, rrëfen dëshmitarja.

Kryetarja e bashkisë së qytetit Sharon Dieksma tha se shkalla e saktë e dëmeve në njerëz dhe ajo materiale nga shpërthimi ende nuk është e qartë.

Policia evakuoi rrugët përreth në një rreze të madhe nga vendi i ngjarjes që ndodhet në qendrën historike të qytetit, por autoritetet nuk mund të përjashtojnë mundësinë e shpërthimeve të mëtejshme.

Shumë ambulanca janë vendosur në gatishmëri, por nuk dihet se sa njerëz ishin realisht brenda shtëpive, thotë një reporter i NOS.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)