Një fëmijë vetëm 9 vjeç nga qyteti gjerman Schwandorf shkaktoi një shpërthim në shtëpi pasi vendosi një termometër në furrë, për të bindur nënën se ishte i sëmurë.
Sipas policisë, furra ishte e ndezur në rreth 200 gradë celsius dhe termometri shpërtheu shpejt, duke shkaktuar dëme materiale.
Shërbimet zjarrfikëse dhe policia u përgjigjën menjëherë. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua. Për shkak të pranisë së merkurit në termomet, furra nuk mund të përdoret më për gatim dhe duhet zëvendësuar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)