Një dron që transportonte hashash, telefona celularë dhe materiale të tjera të paligjshme është interceptuar dhe neutralizuar nga policia penitenciare në burgun “G. Salvia” të Napolit. Një metodë inovative e përdorur nga kriminelët jashtë qelive, për të ndihmuar shokët e tyre që ndodhen pas hekurave.
Sipas Vincenzo Santoriello, sekretar i përgjithshëm i Sindikatës së Policisë Penitenciare në Itali, operacioni dëshmon nivelin e lartë të profesionalizmit të efektivëve. Sipas tij, krimi i organizuar u arrit të luftohet edhe në kushte të vështira pune, të ndikuara mbi të gjitha nga mungesa e personelit dhe pajisjeve.
Santoriello thekson se përdorimi i dronëve për futjen e lëndëve të paligjshme në burgje përbën një “fenomen serioz dhe të vazhdueshëm”, që kërkon ndërhyrje të menjëhershme për garantimin e sigurisë së institucioneve të vuajtjes së dënimit. Vetëm gjatë dy muajve të fundit të vitit 2025, në burgun e Napolit janë sekuestruar rreth 200 telefona celularë, 9 kilogramë drogë dhe janë interceptuar 30 dronë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)