Negociatat trepalëshe në Abu Dhabi janë mbyllur. Takimi për paqen ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Ukrainës, u zhvillua të premten dhe të shtunën. Sipas agjencisë ruse të lajmeve “TASS”, takimet kanë qenë “jo pa rezultate” për të dyja palët e përfshira në konflikt.
Në një kohë kur lufta vazhdon prej 1,431 ditësh, delegacionet ranë dakord të vazhdojnë bisedimet javën e ardhshme. Synimi është që ti jepet fund konfliktit që po zgjat prej afro katër vjetësh. Pika kryesore e përplasjes mbetet çështja e territoreve, veçanërisht zona e Donbasit.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se tërheqja e forcave të armatosura ukrainase nga Donbasi është një “kusht shumë i rëndësishëm për arritjen e një marrëveshjeje”. Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka cilësuar zonën e kontestuar në lindje të Ukrainës si një “çështje kyçe” në çdo proces negociues.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)