Dita e parë e bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës është zhvilluar në Abu Dhabi. Sipas një burimi qeveritar ukrainas, takimet janë vlerësuar si “shumë produktive”. Raundi trepalësh i negociatave do të rifillojë të enjten në orët e vona të paradites.
Bisedimet në Abu Dhabi mes Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohen mes ekipeve ushtarake, për herë të parë pas një kohe të gjatë dhe do të përfshijnë edhe të dërguarit specialë Jared Kushner dhe Steve Witkoff. Kështu deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë një konference për shtyp në kuadër të Takimit Ministror për Mineralet Kritike që po mbahet në Uashington.
“Është pozitive që këto bisedime po zhvillohen. Përparimi nuk do të jetë i dukshëm derisa të arrihet një pikë kthese e vërtetë. Qëllimi ynë është të mbetemi të angazhuar në këtë process”, shtoi Rubio. Sipas tij, “ka ende çështje të vështira të hapura në diskutim dhe shpesh duket e pamundur t’i jepet fund konfliktit deri në momentin kur arrihet një kthesë vendimtare”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)