Dy shpërthime të njëpasnjëshme në Iran, 4 viktima, të paqarta shkaqet

Dy shpërthime të fuqishme janë regjistruar në orët e fundit në Iran. Autoritetet flasin për 4 viktima teksa shkaqet janë ende të paqarta.

Burimi: Euronews

31.01.2026. 16:28

Dy shpërthime të njëpasnjëshme në Iran, 4 viktima, të paqarta shkaqet

Irani është vënë në gjendje gatishmërie të lartë pas dy shpërthimeve të fuqishme që ndodhën brenda pak orësh në pjesë të ndryshme të vendit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe humbje jete. Shpërthimi i parë tronditi portin e Bandar Abbas, në Gjirin Persik, ku një ndërtesë shumëkatëshe pësoi dëmtime serioze.

Sipas raporteve fillestare, shpërthimi shkaktoi shkatërrime të mëdha në dy kate të një ndërtese tetëkatëshe, si dhe dëme në automjete të parkuara dhe dyqane përreth. Ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimit u mobilizuan menjëherë në vendngjarje, ndërsa zona u rrethua nga forcat e sigurisë për arsye hetimore.

Autoritetet iraniane hodhën poshtë raportimet se në shënjestër ishte komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

Disa orë më vonë, një shpërthim i dytë ndodhi në qytetin Ahvaz, në jug të Iranit, këtë herë në një ndërtesë banimi katërkatëshe. Si pasojë, katër anëtarë të së njëjtës familjeje humbën jetën, ndërsa një grua dhe një fëmijë trevjeçar u nxorën të gjallë nga rrënojat dhe u dërguan në spital.

Autoritetet iraniane po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e të dy shpërthimeve, ndërsa ende nuk dihet nëse incidentet lidhen me njëra-tjetrën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)