Gol dhe asist, Rey Manaj shkëlqen përkrah Ethemit te Sivasspor
Përpos sulmuesit kuqezi festoi edhe shqiptari i Maqedonisë së Veriut, Valon Ethemi që realizoi dy gola.
14:46 7 h më parë23.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Përshkallëzimi i tillë do ta kthente situatën në një konflikt shumë më të rëndë se përplasjet e mëparshme ndërmjet dy vendeve.
Shtetet e Bashkuara po përgatiten për mundësinë e operacioneve ushtarake që mund të zgjasin disa javë kundër Iranit, nëse presidenti Donald Trump do të urdhëronte një sulm. Lajmi është bërë i ditur nga dy zyrtarë amerikanë për agjencinë Reuters, të cilët kanë folur në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes. Sipas tyre, një përshkallëzim i tillë do ta kthente situatën në një konflikt shumë më të rëndë se përplasjet e mëparshme mes dy vendeve.
Zhvillimet vijnë në një moment delikat për diplomacinë, pasi të martën në Gjenevë janë planifikuar dy raunde negociatash, një për Ukrainën dhe një për Iranin. Një delegacion amerikan i përbërë nga të dërguarit Steve Witkoff dhe Jared Kushner do të takojë përfaqësuesit iranianë në mëngjes, me ndërmjetësimin e Omanit. Më pas, zyrtarët amerikanë do të marrin pjesë në bisedime trepalëshe me Rusinë dhe Ukrainën.
Presidenti Trump ka theksuar se Irani “nuk do të ketë armë bërthamore dhe as raketa”, ndërsa nuk ka përjashtuar mundësinë e një ndryshimi regjimi në Teheran, duke e cilësuar atë si “gjënë më të mirë që mund të ndodhë”. Ai ka paralajmëruar pasoja “traumatike” nëse negociatat për programin bërthamor iranian dështojnë.
Sipas mediave amerikane, Uashingtoni ka dërguar aeroplanmbajtësen e dytë në Lindjen e Mesme për të rritur presionin ndaj Teheranit. “USS Gerald R. Ford”, një nga anijet më të mëdha luftarake në botë, pritet t’i bashkohet “USS Abraham Lincoln”, e cila ndodhet në rajon prej më shumë se dy javësh. Nga ana tjetër, regjimi iranian ka paralajmëruar një përgjigje të fortë ndaj çdo veprimi ushtarak.
Ali Shamkhani, përfaqësues i Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei në Këshillin e Sigurisë Kombëtare ka deklaruar se çdo “aventurë” kundër Iranit do të përballet me reagim të vendosur dhe proporcional, duke theksuar se kapacitetet ushtarake të Republikës Islamike janë të larta. Megjithatë, pavarësisht ultimatumit të Trump, negociatat mbeten të vështira. Teherani ka sinjalizuar gatishmëri për të kufizuar pasurimin e uraniumit, por e konsideron programin e tij raketor “vijë të kuqe” dhe jashtë çdo diskutimi.
SHBA ka urdhëruar stafin e ambasadës së saj në Bejrut që të evakuohet sa më shpejt për motive sigurie pas rritjeve të tensioneve me Iranin.
21:48 9 min më parë23.02.2026.
Autori
Një stuhi e fuqishme borë ka goditur lindjen e SHBA duke lënë mijëra shtëpi pa energji dhe anuluar qindar fluturime në aeroportet kryesore.
21:29 28 min më parë23.02.2026.
Autori
Dhuna ka përfshirë Meksikën, të paktën në 20 shtete, pas vrasjes së bosit të drogës Nemesio Rubén Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”.
21:14 43 min më parë23.02.2026.
Autori
Nick Reiner i dyshuar për vrasjen e babait të tij të famshëm regjisor dhe nënës në dhjetor të vitit të kaluar, mohon të ketë gisht në këtë ngjarje.
20:56 1 h më parë23.02.2026.
Autori
Sllovakia ka ndërprerë furnizimin me energji për Ukrainën, pasi kjo e fundit ndaloi kalimin e naftës ruse përmes naftësjellësit Druzhba.
19:04 2 h më parë23.02.2026.
Autori
Tre Dëshmitarë të Jehovait u plagosën në Gjermani nga një afgan. Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta.
18:26 3 h më parë23.02.2026.
Autori
38-vjeçari fitoi zgjedhjet e tetorit me partinë e tij Democrats 66 (D66), duke mposhtur ngushtë populistin anti-islam Geert Wilders.
17:51 4 h më parë23.02.2026.
Autori
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi Alaskën pranë Nikolskit, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Nuk ka alarm për tsunami.
17:32 4 h më parë23.02.2026.
Autori
Janë vrarë 17 pjesëtarë të forcave të rendit, mes viktimave edhe një grua e cila ishte në muajin e tretë të shtatzënisë.
16:13 5 h më parë23.02.2026.
Autori
Komente (0)