Studentët përballë regjimit të Ajatollahëve, rikthehen protestat në Iran

Rikthehen protestat e studentëve në Iran, në një kohë kur tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit kanë arritur kulmin në lidhje me bisedimet për programin bërthamore.

Burimi: BBC

22.02.2026. 11:01

Studentët përballë regjimit të Ajatollahëve, rikthehen protestat në Iran

Studentë në disa universitete të Iranit kanë rinisur protesta kundër qeverisë, në demonstratat e para të këtyre përmasave që nga shtypja e përgjakshme e muajit të kaluar nga autoritetet.

Qindra studentë kanë marshuar në kampusin e Universitetit të Teknologjisë Sharif në Teheran, ku dëgjoheshin thirrje si “vdekje diktatorit”, në referencë ndaj Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Në afërsi u zhvillua edhe një tubim pro-qeveritar dhe më pas pati përplasje mes dy grupeve.

Protesta paqësore u mbajtën edhe në Universitetin Shahid Beheshti dhe në Universitetin Amir Kabir në kryeqytet. Ndërkohë, në Mashhad, qyteti i dytë më i madh i vendit, studentët raportohet se brohoritën “Liri, liri” dhe “Studentë, kërkoni të drejtat tuaja”.

Demonstruesit kishin si qëllim të përkujtonin mijëra persona të vrarë gjatë protestave masive të janarit, të cilat nisën për arsye ekonomike dhe u shndërruan në lëvizjen më të madhe kundër regjimit që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Nuk është e qartë nëse ka pasur arrestime gjatë protestave të fundit.

Zhvillimet vijnë në një kohë tensionesh të larta me SHBA-në. Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se brenda 10 ditësh do të vendoset nëse do të arrihet një marrëveshje për programin bërthamor të Iranit apo do të ketë veprim ushtarak.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)