Kërkonte eshtrat e një piloti të zhdukur 40 vjet më parë, Izraeli shuan një fshat në Liban

Forcat speciale izraelite raportohet të kenë hyrë në një fshat në Liban ku kanë pasur si qëllim gjetjen e eshtrave të një piloti të zhdukur rreth 40 vite më parë.

Burimi: BBC

08.03.2026. 08:29

Kërkonte eshtrat e një piloti të zhdukur 40 vjet më parë, Izraeli shuan një fshat në Liban

Të paktën 41 persona u vranë dhe rreth 40 të tjerë nbetën plagosur në një operacion të madh të Izraelit në lindje të Libanit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, sulmi ndodhi gjatë natës në qytetin Nabi Chit, në Luginën Bekaa, një nga zonat kryesore të tensioneve të fundit. Mes viktimave raportohet se janë edhe tre ushtarë të ushtrisë libaneze.

Ushtria libaneze bëri të ditur se gjatë natës pranë kufirit me Sirinë u vërejtën katër avionë izraelitë, dy prej të cilëve zbarkuan në territorin libanez duke dislokuar forca speciale. Sipas autoriteteve ushtarake, në të njëjtën kohë nisi një bombardim i gjerë ajror, ndërsa njësitë e ushtrisë libaneze u vendosën në gatishmëri dhe përdorën ndriçues për të identifikuar zonën e zbarkimit.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se operacioni kishte si qëllim gjetjen e mbetjeve të një piloti izraelit që rezulton i zhdukur në Liban prej rreth 40 vitesh. Megjithatë, sipas informacioneve nga zona, kërkimi nuk ka dhënë rezultate.

Pas përplasjes, në qytet janë regjistruar dëme të mëdha materiale, ndërsa disa ndërtesa janë shkatërruar nga bombardimet.

Ushtria izraelite deklaroi se gjatë natës ka kryer edhe sulme të tjera në jug të Libanit dhe në Luginën Bekaa, duke goditur depo armësh dhe objekte ushtarake të Hezbollahut. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, që nga fillimi i javës të paktën 294 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në të gjithë vendin.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)