Ushtria izraelite i ka dërguar një paralajmërim Iranit se do të vazhdojë të ndjekë çdo pasardhës të udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei.
Në një postim në X, llogaria e IDF-së në gjuhën persi shkruhet: "Asambleja e Ekspertëve të Iranit, e cila nuk është mbledhur për dekada, së shpejti do të mblidhet në qytetin e Qom-it.
"Duam t'ju themi se dora e Shtetit të Izraelit do të vazhdojë të ndjekë çdo pasardhës dhe çdo person që kërkon të emërojë një pasardhës.
"U paralajmërojmë të gjithë ata që synojnë të marrin pjesë në takimin për përzgjedhjen e pasardhësit se nuk do të hezitojmë t'ju shënjestrojmë edhe juve. Ky është një paralajmërim!"
Vetëm një ditë më parë mediat izraelite raportuan se IDF plagosi djalin e Ali Khameneit, Mojtaba, i cili shihet prej shumë ekspertëve dhe zyrtarëve si Lideri i ri Suprem i Iranit.
Ali Khamenei u vra nga bombardimet izraelite në ditët e para të bombardimeve izraelite. Një shi bombash ranë mbi kompleksin ku fshihej ai duke vrarë drejtuesin dhe shumë zyrtarë të lartë iranianë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)