Urimi i parë për Mojtaba Khamenei-n, të sapozgjedhurin si Udhëheqës i ri i Suprem i Iranit pas eleminimit të babait të tij Ajatollah Ali Khamenei nga sulmet amerikano-izraelite, ka ardhur nga Moska.
Presidenti rus Vladimir Putin e ka përgëzuar Mojtaba Khamenei-n duke shprehur bindjen se ai është figura e duhur dhe do t'i 'bashkojë' iranianët në këto kohë të vështira të luftës në Lindjen e Mesme.
Putini ka thënë se është “i bindur se udhëheqësi i ri do të vazhdojë punën e babait të tij me nder dhe do të bashkojë popullin iranian përballë sprovave të rënda".
Presidenti rus gjithashtu konfirmoi "mbështetjen e palëkundur" të vendit të tij për Teheranin dhe "solidaritetin me miqtë iranianë".
Irani është një aleat i hershëm i Rusisë dhe e ka furnizuar Moskën me dronë për të mbështetur luftën e saj në Ukrainë, por Putin ende nuk i ka ofruar mbështetje ushtarake Teheranit në konfliktin e Lindjes së Mesme.
Sa i përket Mojtaba Khameneit, ai nuk është zgjedhur ose emëruar kurrë në një pozicion qeveritar.
Ai ishte një objektiv i veçantë për kritika nga protestuesit në vitin 2022, gjatë trazirave për vdekjen e një gruaje të re në paraburgim nga policia, pasi ajo u arrestua për shkelje të dyshuar të kodeve të rrepta të veshjes së Republikës Islamike.
Mojtaba shihet gjithashtu si person që ka ndikim mbi aparatin e sigurisë së Iranit, i cili ka shtypur disa valë protestash.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)