Kryeministri australian Anthony Albanese thyen tabutë, martesa e parë e një lideri në detyrë
Kryeministri australian Anthony Albanese është martuar me partneren e tij Jodie Haydon, duke u bërë kështu udhëheqësi i parë i vendit që martohet gjatë kohës që është në detyrë.
Kryeministri australian Anthony Albanese është martuar me partneren e tij Jodie Haydon, duke hyrë në histori si udhëheqësi i parë i vendit që kurorëzon martesën gjatë kohës që është në detyrë. Ceremonia u zhvillua në rezidencën zyrtare të kryeministrit, The Lodge, vetëm një ditë pas përfundimit të sesionit të fundit parlamentar për këtë vit.
Albanese u shpreh se çifti ishte “absolutisht i kënaqur” që ndau këtë moment të rëndësishëm me njerëzit e tyre më të dashur. Planet e dasmës ishin mbajtur të fshehta për arsye sigurie, ndërsa në ceremoni morën pjesë familjarë të ngushtë, përfshirë prindërit e Haydon dhe djalin e Albanese nga martesa e mëparshme.
Një detaj i veçantë tërhoqi vëmendjen: qeni i kryeministrit, Toto, mbajti unazat, teksa çifti ecte drejt altarit nën tingujt e këngës “Signed, Sealed, Delivered (I’m Yours)” të Stevie Wonder. Në mes të të ftuarve ishin edhe disa ministra të kabinetit qeveritar.
Foto: AP/ Mike Bowers
Albanese dhe Haydon u takuan për herë të parë në vitin 2020 gjatë një darke biznesi në Melbourne, kur ai ishte ende lider i opozitës. Ata u fejuan në Ditën e Shën Valentinit vitin e kaluar, duke shënuar gjithashtu një tjetër moment historik, pasi kryeministri u bë i pari që fejohej ndërsa ishte në detyrë.
Haydon ka qenë një figurë e dukshme përkrah Albanese gjatë fushatave elektorale të 2022 dhe 2025, si dhe në ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II dhe një darkë shtetërore të organizuar nga ish-presidenti amerikan Joe Biden.
Në deklaratat e tyre të mëparshme, çifti ka thënë se janë “shumë me fat që kanë gjetur njëri-tjetrin”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ngriti tonet në Kuvend, duke lëshuar akuza në drejtim të kryeparlamentarit Niko Pelesh. Ai tha se ky i fundit duhet ta detyronte Ramën që të paraqitej në Kuvend, për të dhënë llogari për interpelancat e kërkuara nga opozita.
Nëse përdorni mediat sociale, ndoshta i keni parë video të rafinuara fitnesi që premtojnë transformime dramatike të trupit brenda javësh. Ato tregojnë trupa të skalitur, imazhe mbresëlënëse para dhe pas dhe pretendojnë se mund të dukeni vite më të rinj duke ndjekur një rutinë të thjeshtë.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë se do t'i "sjellë personalisht një hot dog dhe një Coca-Cola" kujtdo që blen një biletë për finalen e Kupës së Botës për 2 milionë dollarë.
Identifikohet në ishullin Tristan da Cunha në Atlantikun Jugor. Sipas mediave britanike, ishulli është vizituar muajin e kaluar nga pasagjerë të anijes turistike ku janë regjistruar edhe raste të mëparshme të infeksionit.
Lufta në Ukrainë, gjatë natës së fundit janë regjistruar mbi 140 sulme ruse në vijën e frontit, ku janë përdorur edhe mbi 850 dronë të llojeve të ndryshme.
Imunologu Drew Weissman, fitues i Nobelit për Mjekësi në vitin 2023 theksoi se vaksinat janë në zhvillim, por ato mund të jenë të disponueshme vetëm pas rreth 9-10 muajsh.
Një goditje e rëndë për Partinë Laburiste të kryeministrit Keir Starmer, ndërsa në rritje të fortë rezulton partia e djathtë Reform UK, e drejtuar nga Nigel Farage.
Deklarata vjen pasi, sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, tre anije amerikane kanë qenë nën “zjarr armik” dhe janë kundërpërgjigjur në kuadër të vetëmbrojtjes.
Raporti, i cili i është dorëzuar këtë javë administratës së Donald Trump, vlerëson se presioni detar do të ndikonte gradualisht në ekonominë iraniane, por jo në mënyrë të menjëhershme.
Në Lincoln County, situata paraqitet veçanërisht e rënduar. Një fëmijë 1-vjeçar rezulton i zhdukur pas kalimit të stuhive, ndërsa të paktën 17 persona janë raportuar të plagosur.
Autoriteti i ri, i quajtur “Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik”, pretendohet se do të jetë i vetmi organ legjitim për dhënien e lejeve të kalimit për anijet tregtare.
Prodhimi i përgjithshëm botëror vlerësohet rreth 105 mijë miliardë dollarë. Kjo do të thotë se borxhi global është afërsisht 3.5 herë më i madh se gjithë pasuria që krijohet gjatë një viti në planet.
Komente (0)