Kapet i kërkuari në Fier, i dënuar me 2 vjet e 8 muaj për kultivim kanabisi
Një shtetas i dënuar me burg për kultivim narkotikësh është arrestuar së fundmi nga policia e Fierit.
10:38 1 ditë më parë03.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Operacioni i fokusuar në portet e Guayaquil dhe Manta, nga ku realizohen kalimet e tonelatave të drogës së kolumbianëve dhe meksikanëve drejt Europës dhe Amerikës, ka mbështetjen e fortë të SHBA-së dhe vjen pas thirrjes së Donald Trump për aleatin e tij Noboa, që të luftojë trafikun e kokainës.
Autoritetet ekuadoriane njoftuan të premten se në një operacion të profilit të lartë, kanë vendosur të nxjerrin 10,000 ushtarë për të luftuar bandat e drogës, të fajësuara për rritjen e dhunës në vendin e Amerikës Latine.
I vendosur midis dy eksportuesve më të mëdhenj të kokainës në botë, Kolumbisë dhe Perusë, Ekuadori është bërë një qendër tranziti për drogën dhe po përjeton një përshkallëzim të frikshëm të dhunës për shkak të përplasjeve midis bandave të lidhura me kartelet meksikane dhe kolumbiane.
Për t'u përballur me fenomenin, qeveria e Presidentit Daniel Noboa, një aleat i Presidentit të SHBA-së Donald Trump në rajon, ka vendosur të përforcojë forcat e sigurisë.
Siç bëri të ditur gjenerali Mario Vedoya midis 10,000 personave të vendosur dje ishin qindra anëtarë të forcave speciale, të cilët zbarkuan në qytetin e Guayaquil, një port i madh dhe një pikë kyçe e trafikimit, me mision për të garantuar sigurinë e bregdetit.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Giancarlo Loffredo urdhëroi ushtrinë të ndërmerrte veprime për një periudhë të pacaktuar në qytetin, që cilësohet si kryeqyteti ekonomik i Ekuadorit. Ministria e Mbrojtjes siguroi në një deklaratë se "burg ose ferri pret këdo që rrezikon sigurinë e vendit”
Avionë me personel ushtarak u dërguan gjithashtu në Manta, portin kryesor të peshkimit të vendit, e cilësuar po ashtu si një qendër kritike.
Në mesin e dhjetorit, Uashingtoni njoftoi se po dërgonte trupa amerikane në Ekuador si pjesë e një misioni të përkohshëm kundër trafikut të drogës.
Dikur një oaz paqeje dhe qetësie në rajonin e Amerikës Latine, një nga vendet e saj më të sigurta, Ekuadori e mbylli vitin 2025 me një shkallë vrasjesh prej 52 viktima për 100,000 banorë, ose një në orë, sipas shifrave nga Observatori i Krimit të Organizuar.
Sipas Erdoganit, ajo që ai e quajti “miopi strategjike” e BE-së ndaj Turqisë vazhdon të jetë e pranishme në shumë institucione evropiane.
22:44 1 h më parë04.05.2026.
Autori
Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes paralajmëroi se çdo përpjekje e Ukrainës për të goditur Moskën gjatë festimeve do të pasohet me një “sulm masiv raketor ndaj Kievit”.
22:27 2 h më parë04.05.2026.
Autori
Avioni ishte nisur nga aeroporti Pampulha në orën 12:16 teksa pak minuta më vonë, shërbimet e emergjencës u njoftuan për rrëzimin e tij.
22:13 2 h më parë04.05.2026.
Autori
Këto deklarata vijnë pasi komisionarja për Zgjerim, Marta Kos, kishte thënë më herët se pagesat nga Plani i Rritjes ishin pezulluar për shkak të regresit në drejtësi dhe ligjeve të diskutueshme.
21:13 3 h më parë04.05.2026.
Autori
Zelensky theksoi se kjo situatë tregon se Rusia nuk është në një pozicion të fortë dhe u bëri thirrje liderëve evropianë të vazhdojnë presionin ndaj saj përmes sanksioneve.
20:58 3 h më parë04.05.2026.
Autori
Sipas policisë, dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të një defekti në sistemin e frenimit të kamionit.
20:43 3 h më parë04.05.2026.
Autori
Mohammed Imad, një mekanik nga kampi Nuseirat, tha se një riparim i plotë i makinës që kushtonte 2,000–2,500 shekel para luftës tani ka tejkaluar 17,000 shekel, që do të thotë më shumë se 5,650 dollarë.
20:27 4 h më parë04.05.2026.
Autori
Trump bëri me dije se ky reagim vjen në një kohë kur Irani ka qëlluar në drejtim të anijeve të vendeve të tjera.
20:11 4 h më parë04.05.2026.
Autori
Kryetari i bashkisë, Burkhard Jung, bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar, por ende nuk dihen motivet e ngjarjes.
19:41 5 h më parë04.05.2026.
Autori
Komente (0)