Një pasagjere në një avion që kishte si destinacion Majorkën në Spanjë pësoi djegie në trup nga kafeja e nxehtë gjatë udhëtimit dhe për këtë u dëmshpërblyer me 5.000 euro nga kompania ajrore.
Incidenti ndodhi gjatë shërbimit në bord, kur pija iu derdh mbi trup, duke i shkaktuar dëmtime që kërkuan trajtim mjekësor dhe ndikuan në gjendjen e saj fizike dhe emocionale për disa javë.
Sipas dëshmisë së pasagjeres, stafi i avionit i kishte thënë se nuk kishte kapakë për gotat e kafesë, ndaj ajo u detyrua ta mbante pijen të pambuluar. Në momentin e incidentit, ajo thotë se nuk mori ndihmën e nevojshme nga ekuipazhi dhe u detyrua të vepronte vetë për të dhënë ndihmën e parë. “U desh të merresha vetë me gjithçka,” ka deklaruar ajo, duke shtuar se kur kërkoi një peshqir për të thithur lëngun dhe për të shmangur djegie më të rënda, iu tha se nuk kishte. Pasagjerja u detyrua të fshihej me fustanin e saj.
Pas fluturimit, ajo paraqiti një ankesë zyrtare pranë kompanisë ajrore, duke kërkuar kompensim për dëmtimet dhe mungesën e reagimit në një situatë emergjente. Pas shqyrtimit të rastit, kompania pranoi përgjegjësinë dhe e dëmshpërbleu me 5.000 euro.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)