Një dasmë në Arabinë Saudite ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Kjo për faktin se dhëndri vendosi ti bëjë një dhuratë luksoze të ftuarve të tij.
Sipas raportimeve, një i ri saudit u ka dhuruar mysafirëve shufra ari, si një mënyrë për të reflektuar shpirtin e bujarisë dhe mikpritjes që ai pretendon se e karakterizon. Gjesti është komentuar gjerësisht online.
Shumë njerëz e kanë cilësuar si një shfaqje të jashtëzakonshme bujarie, ndërsa të tjerë e kanë parë si simbol të traditës së fortë të mikpritjes në kulturën saudite. Megjithatë, fakti është që luksin për një “bujari” të tillë mund ta kenë vetëm milionerët sauditë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)