Kërcënimet e mundshme nga Rusia, Finlanda forcon përgatitjet në rast lufte
Helsinki ka krijuar një rrjet strehash dhe tunele nëntokësore, të dizajnuara për të përballuar edhe kërcënime bërthamore.
21:22 1 ditë më parë02.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një nga gratë më të moshuara në Britaninë e Madhe ka festuar sot 112-vjetorin e lindjes, duke ndarë edhe sekretin e saj për një jetë të gjatë dhe të lumtur.
Një nga gratë më të moshuara në Britaninë e Madhe ka festuar sot 112-vjetorin e lindjes, duke ndarë edhe sekretin e saj për një jetë të gjatë dhe të lumtur. Marjorie Hodnett Aylward, e njohur ndryshe si “Aunt Marj”, është aktualisht personi më i moshuar në veriperëndim të vendit dhe e pesta më e moshuara në gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo ka festuar ditëlindjen në rezidencën Formby Manor në Merseyside, ku jeton prej gjashtë vitesh, e rrethuar nga stafi dhe miqtë, me një festë tradicionale çaji, sanduiç dhe tortë. Për këtë rast, ajo ka marrë mbi 125 kartolina urimi, përfshirë edhe një mesazh të veçantë nga Mbreti Charles.
E pyetur për sekretin e jetëgjatësisë, “Aunt Marj” jep një mesazh të thjeshtë, por domethënës: “Shiko përpara me shpresë dhe jo pas me pendesë”. Ajo shton se “Jeta është për t’u jetuar dhe varet nga ti ta shfrytëzosh sa më mirë”, duke theksuar rëndësinë e mirësisë dhe përkushtimit ndaj të tjerëve në çdo moment të jetës.
E lindur në Londër në vitin 1914, ajo ka përjetuar më shumë se një shekull histori, duke kaluar dy luftëra botërore dhe ndryshime të mëdha shoqërore. Pavarësisht humbjeve personale në jetë, ajo ka vazhduar të qëndrojë aktive dhe e angazhuar, duke punuar për vite si mësuese dhe duke kultivuar pasionet e saj për leximin, poezinë dhe pikturën.
“Vërtet nuk e prisja të arrija 112 vjeç, por jam e lumtur që jam këtu dhe kam kaq shumë për të festuar”, shprehet ajo.
Edhe sot, në këtë moshë, “Aunt Marj” vazhdon të jetë aktive dhe e interesuar për jetën, duke dëshmuar se optimizmi dhe qëndrimi pozitiv janë çelësi i një jete të gjatë.
Si zhdukesh në vitin 2026? Kur je 23 vjeç me një smartphone, llogari në rrjetet sociale dhe jetën si mjeke e re, nuk është e lehtë.
12:06 21 min më parë04.04.2026.
Autori
Reshjet e dobëta të shiut parashikohen të bëhen prezente prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje dhe në jug të territorit.
08:07 3 h më parë04.04.2026.
Autori
Gjatë ceremonisë u theksua shqetësimi për përdorimin e fesë si justifikim për konfliktet, duke nënvizuar se ata që nxisin luftëra do të mbajnë përgjegjësi përpara Zotit.
22:37 13 h më parë03.04.2026.
Autori
Dhjetëra qytetarë morën pjesë në këtë ritual simbolik, duke ndjekur 14 stacionet që përfaqësojnë rrugëtimin e Jezu Krishtit drejt kryqëzimit.
22:17 13 h më parë03.04.2026.
Autori
Breshka më e vjetër e njohur në botë është ende gjallë pavarësisht thashethemeve që thonë të kundërtën. Lajmet e Ditës së Gënjeshtrave për vdekjen e kafshës tokësore më të vjetër në botë, një breshkë 193-vjeçare e quajtur Jonathan, ishin shumë të ekzagjeruara.
17:30 18 h më parë03.04.2026.
Autori
Sipas të dhënave më të fundit, kjo makinë nuk është aspak në “pension”, por vijon të drejtohet dhe të mirëmbahen me përkujdesje të vazhdueshme.
22:52 1 ditë më parë02.04.2026.
Autori
Një gabim i pazakontë në një supermarket në Skoci ka çuar në një situatë sa problematike aq edhe të pazakontë, pasi në vend të një porosie të zakonshme me fruta, në ishullin Kirkwall mbërritën plot 38 mijë banane, shumëfish më tepër se sa ishte planifikuar fillimisht.
19:27 1 ditë më parë02.04.2026.
Autori
Një zbulim i rrallë arkeologjik në Gjibraltar po hedh dritë të re mbi jetën e Neandertalëve, duke ofruar prova të rëndësishme për ekzistencën e tyre në Europë shumë më vonë nga sa mendohej.
18:32 1 ditë më parë02.04.2026.
Autori
Gjykatat në Brazil do të jenë në gjendje të përcaktojnë marrëveshjet e kujdestarisë së përbashkët për kafshët shtëpiake të çifteve që ndahen, sipas ligjeve të reja.
15:59 1 ditë më parë02.04.2026.
Autori
Komente (0)