Kosova 1 miliard euro për mbrojtjen, Kurti: Nis prodhimi i municioneve dhe dronëve

Sipas kryeministrit nuk do të lëshohet pe për Republikën e sigurt, teksa parashikohet të nisë edhe programi i rezervistëve vullnetarë.

21.12.2025. 15:31

Kosova 1 miliard euro për mbrojtjen, Kurti: Nis prodhimi i municioneve dhe dronëve

Kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se siguria kombëtare do të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverisjes në mandatin e ardhshëm.

Gjatë një deklarate në rrjetet sociale, Kurti njoftoi se në mandatin e ardhshëm do të vendosen të paktën 1 miliard euro në dispozicion të mbrojtjes dhe ushtrisë së Kosovës, duke theksuar se Republika nuk do të bëjë kompromis në çështjet e sigurisë.

Sipas tij, investimet do të përfshijnë ngritjen e një fabrike për prodhimin e municioneve dhe dronëve ushtarakë, të cilët do të mbajnë etiketën “Made in Kosova”. Kjo nismë synon forcimin e kapaciteteve vendore dhe rritjen e pavarësisë strategjike në fushën e mbrojtjes.

NJOFTIMI I ALBIN KURTIT:

Nuk lëshojmë pe për Republikën e sigurt: në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 miliard euro për mbrojtje dhe ushtri, do të ndërtojmë fabrikën e municioneve dhe dronëve ‘Made in Kosova’ dhe do ta nisim programin e rezervës vullnetare.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)