Bedri Hamza voton në Mitrovicën e Jugut: Ftoj qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre

Kandidati i PDK për kryeministër, Bedri Hamza votoi për zgjedhjet parlamentare në Mitrovicën e Jugut nga ku iu kërkoi qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre.

28.12.2025. 10:36

Bedri Hamza voton në Mitrovicën e Jugut: Ftoj qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza së bashku me familjen e tij, ka votuar për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Mitrovicën e Jugut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hamza iu bëri edhe njëherë qytetarëve që të votojnë për një qeveri që i bashkon dhe garanton stabilitet.

“Sot, ne e përmbushëm obligimin qytetar. Votova si Kandidat për Kryeministër, si prind dhe si qytetar, me besim në të ardhmen e vendit tonë.

Vota është përgjegjësi dhe themel i demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë për një qeveri që bashkon, garanton stabilitet, zhvillon ekonominë dhe punon për një të ardhme më të mirë për të gjithë”, tha Hamza.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)