Më pak se dy orë nga mbyllja e kutive, Kurti u drejtohet me video-mesazh qytetarëve

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti u është drejtuar me një video-mesazh qytetarëve në Kosovë, ku u bën thirrje që hapësirën kohore deri në orën 19:00 ta shfrytëzojnë maksimalisht për të votuar masivisht.

28.12.2025. 17:29

Më pak se dy orë nga mbyllja e kutive, Kurti u drejtohet me video-mesazh qytetarëve

Më pak se dy orë mbeten nga mbyllja e qendrave të votimit në Kosovë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti u është drejtuar me një video-mesazh qytetarëve, ku bën thirrje që kjo hapësirë kohore deri në orën 19:00 të shfrytëzohet maksimalisht për të votuar masivisht.

Kurti këmbëngul se kjo është një ditë vendimtare dhe u kërkon qytetarëve që të mos e lënë votimin për në minutat e fundit.

“Të dashur qytetarë, Janë më pak se dy orë e gjysmë nga koha kur do të mbyllën vendvotimet. Sa më e gjerë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit. Sot është dita kur secili prej nesh mund të jemi përcaktues për katër vitet e ardhshme. Prandaj, dilni dhe votoni, ftoni të gjithë miqtë, familjarët të dalin e të votojnë dhe në këtë mënyrë të bëhen pjesë e demokracisë dhe vendimmarrjes.  Dil dhe voto. Mos e le pa dalë. Mos e le për moment të fundit. Ju dua”, shprehet Kurti.

Sakaq, sipas KQZ-së në Kosovë deri në orën 17:00 pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme të kësaj të diele ka shkuar në 32.35%.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)