Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare. Lajmi bëhet i ditur nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Presidentja Vjosa Osmani ka vlerësuar kontributin e tij në politikë e shkencë në një mesazh në rrjetet sociale. Kontributi i tij shumëdimensional në ndërtimin e shtetit, në zhvillimin e arsimit të lartë dhe në avancimin e shkencës do të mbetet pjesë e rëndësishme e historisë sonë institucionale dhe intelektuale“, shkroi Osmani në Facebook.
Nexhat Daci, kaqenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2001 deri më 2011, ndërkaq ka udhëhequr organin ligjvënës për dy mandate në periudhën 2000-2004 dhe 2004-2006.
Në periudhën kur udhëhoqi Kuvendin e Kosovës ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas vdekjes së udhëheqësit të LDK-së dhe presidentit të atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova, Daci shërbeu si ushtrues i detyrës së presidentit për rreth një muaj më 2006. Pas ndasive me LDK-në, Daci e themeloi Lidhjen Demokratike të Dardanisë dhe u bë kryetar i kësaj partie.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)