Pas 8 orësh bllokim, hapet rruga Librazhd- Qafë Thanë
Pas tetë orësh bllokim është hapur një korsi e rrugës Librazhd- Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë.
19:55 1 ditë më parë01.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Greqia ka marrë zyrtarisht fregatën e saj të parë të tipit FDI HN “Belharra”, e pagëzuar si F-601 “Kimon”, në një ceremoni të zhvilluar në kantieret detare të Naval Group në Lorient të Francës.
Greqia ka marrë zyrtarisht fregatën e saj të parë të tipit FDI HN “Belharra”, e pagëzuar si F-601 “Kimon”, në një ceremoni të zhvilluar në kantieret detare të Naval Group në Lorient të Francës, ku u ngrit edhe flamuri grek, duke shënuar dorëzimin përfundimtar të anijes tek Marina helene.
Ministri i Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Dendias, e cilësoi ngjarjen si hyrjen e Forcave të Armatosura Greke në një epokë të re, duke theksuar se me integrimin e katër fregatave Belharra, “helenizmi do të ketë Marinën më të fortë që ka pasur ndonjëherë në historinë e tij”.
“Sot është një ditë e veçantë për Marinën tonë. Nuk është vetëm dorëzimi i një anijeje të jashtëzakonshme, por kulmi i një udhëtimi shumëvjeçar dhe fillimi i një brezi të ri njësish”, deklaroi Dendias.
Ai nënvizoi se Greqia, si vend ishullor me flotën më të madhe tregtare në botë, nuk mund të ekzistojë pa një Marinën të fuqishme. Duke iu referuar emrit të fregatës, Dendias kujtoi figurën historike të gjeneralit athinas Kimon, duke theksuar se “2.500 vjet më vonë, Kimoni kthehet në Mesdhe për të forcuar pozicionin e Greqisë”.
Ministri bëri të ditur gjithashtu se është arritur një marrëveshje që industria greke e mbrojtjes të përfshihet me 25% në programet e prodhimit, ndërsa theksoi se forcimi ushtarak i Greqisë nuk ka qëllim kërcënimin, por mbrojtjen dhe garantimin e së drejtës ndërkombëtare.
Fregatat FDI HN janë të pajisura me sisteme moderne kundërajrore, që u mundësojnë të mbulojnë jo vetëm Detin Egje, por edhe zonën strategjike midis Kretës dhe Qipros, si dhe Mesdheun Lindor, ku Greqia merr pjesë në misione ndërkombëtare.
“Kimon” është fregata e parë nga katër njësi që po ndërtohen për Greqinë. Ajo pasohet nga HS Nearchos (F-602) dhe HS Formion (F-603), të cilat ndodhen në faza të avancuara ndërtimi në Lorient.
FDI HN është projektuar si një fregatë shumërolëshe, me automatizim të lartë, arkitekturë të avancuar digjitale dhe sensorë të integruar në një sistem të vetëm, duke garantuar reagim të shpejtë, rezistencë ndaj kërcënimeve elektronike dhe ndërgjegjësim të vazhdueshëm taktik.
Karakteristikat teknike të fregatës “Kimon”
Armatimi kryesor
Ambasada amerikane e cilësoi vendimin e KQZ-së për mosmiratimin e listës së kandidatëve të Listës Serbe si shkelje të parimeve demokratike, duke paralajmëruar se ky veprim minon partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.
08:26 8 h më parë03.02.2026.
AutoriPresidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç teksa pa nga afër prezantimin e robotëve humanoidë në Qendrën Kulturore Kineze në Beograd tha se vendi i tij mund të jetë i pari në Europë që do të fillojë prodhimin e robotëve të ngjashëm, duke nisur nga ky vit, me ndihmën e kompanive kineze.
15:13 1 ditë më parë02.02.2026.
Autori
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas raportimeve mediatike që lidhën emrin e saj me dosjen “Epstein”, duke i cilësuar ato si tërësisht të pavërteta.
14:51 1 ditë më parë02.02.2026.
AutoriNëntë viktima dhe 26 të plagosur është bilanci i një aksidenti pranë Antalias, në Turqinë Jugore.
14:30 2 ditë më parë01.02.2026.
Autori
Policia greke ka ushtruar kontroll në burgun e Koridhalos pas vrasjes së shqiptarit Jani Aliaj, ku u gjetën sende të paligjshme.
21:35 2 ditë më parë31.01.2026.
Autori
Lumir Abdixhiku do të jetë sërish në krye të LDK pasi i mbijetoi votëbesimit të anëtarësisë.
20:37 2 ditë më parë31.01.2026.
Autori
Lëvizja Vetëvendosje siguroi 57 deputetë në parlament, pasi mori mbi 51 për qind të votave, Partia Demokratike do të ketë 22 vende.
12:42 3 ditë më parë31.01.2026.
Autori
Komisioni Zgjedhor në Kosovë pritet të shpallë ditën e nesërme rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
21:58 3 ditë më parë30.01.2026.
Autori
“Kosova synon të luajë një rol aktiv në promovimin e paqes në nivel global, duke u angazhuar kudo ku ka nevojë”. Kështu u shpreh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, teksa komentoi pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes.
13:40 4 ditë më parë30.01.2026.
Autori
Komente (0)