Greqia po përballet me mot ekstrem, ku reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar përmbytje masive dhe kaos në rrugë.
Rrugët kryesore janë kthyer në lumenj, ndërprerjet e energjisë elektrike janë të shumta, ndërsa Metroja dhe disa rrugë, si ajo e Kypselit, janë bllokuar për sigurinë e qytetarëve. Shirat e furishëm kanë marrë automjete, duke krijuar situata të rrezikshme.
Problemet kanë prekur edhe bregdetin, ku një 52-vjeçar humbi jetën teksa përpiqej të siguronte anijet kundër erërave të forta. Litarët u këputën, ai u godit nga një skelë dhe ra në det. Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës dhe transportit në spital, 52-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)