Përdorën vetëm spraj djegës, grabiten 2,7 mln dollarë në qendër të Tokios
Neutralizuan pesë viktimat pa përdorur asnjë armë, paratë do të transportoheshin me makinë drejt Hong Kongut.
11:44 1 ditë më parë30.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kur na ndajnë edhe 8 ditë nga zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasadori gjerman Karl Bergner u ndal për një vizitë në ambientet e KLP-së, nga ku përçoi edhe një mesazh për korrektësi në procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme.
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, zhvilloi sot një takim me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, si dhe me disa anëtarë të institucionit, ku u diskutua funksionimi dhe roli në sistemin e drejtësisë.
Gjatë takimit, ambasadori Bergner vuri në dukje rëndësinë thelbësore që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka në garantimin e pavarësisë, integritetit, cilësisë dhe efikasitetit të prokurorive në vend. Ai shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin dhe punën e vazhdueshme të KLP-së, duke i inkurajuar anëtarët që të vijojnë ushtrimin e detyrave me përgjegjësi të plotë dhe vetëdije të lartë institucionale.
Një nga çështjet qendrore të diskutimit ishte procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme, që do të pasojë Altin Dumanin në detyrë, në kushtet kur SPAK është duke hetuar një sërë zyrtarësh të lartë. Ambasadori theksoi rëndësinë që ky proces të jetë transparent dhe të udhëhiqet vetëm nga kriteret profesionale dhe integriteti i kandidatëve.
“Nën drejtimin e Altin Dumanit, SPAK ka shënuar arritje të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe krimit të organizuar. Është thelbësore që ky kurs të vazhdojë. Ne kemi besim se zgjedhja e ardhshme do të zhvillohet në mënyrë të hapur dhe se çdo anëtar i KLP-së do të mbështesë vendimin e tij mbi profesionalizmin dhe integritetin e pakontestueshëm të kandidatëve”, u shpreh ambasadori gjerman.
Kujtojmë se kreu i Strukturës së Posaçme do të zgjidhet më 11 dhjetor 2025, ora 09:00, pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë të zhvillojë intervistat me kandidatët, sipas rendit alfabetik.
Katër kandidatët në garë për kreun e SPAK janë prokurorët Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho.
Adriatik Lapaj prej 55 ditësh ka nisur një protestë përpara kryeministrisë, teksa nuk kanë munguar dhe përballjet me policinë e shtetit, e cila nuk i ka lejuar që të ngrejnë tenda.
19:28 1 h më parë31.01.2026.
AutoriKa ndërruar jetë në spitalin e Traumës 45 vjeçari Denis Çumani i cili u konfliktua me dy kushërinj në Shijak, 5 ditë më parë.
18:46 2 h më parë31.01.2026.
Autori
Policia ka nisur procedim penal ndaj 3 personave në Durrës, të cilët dhunuan me sende të forta një çift.
17:51 3 h më parë31.01.2026.
Autori
Ilir Meta ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale ku akuzon Ergys Agasin e kërkuar për dosjen e AKSHI-t, se fshihet pas arrestimit të tij.
17:32 3 h më parë31.01.2026.
Autori
Kreu i ri i SPAK, Klodian Braho ka kërkuar shtimin e masave të mbrojtjes për Altin Dumanin për shkak të dosjeve të bujshme që ai ka në hetim.
17:17 3 h më parë31.01.2026.
Autori
Dy kamionë kanë dalë nga rruga në zonën e Palasës duke lënë 3 të plagosur. Policia po heton shkaqet e aksidentit.
16:43 4 h më parë31.01.2026.
Autori
Siguria e qumështit formulë për bebe është vënë në alarm edhe në Shqipëri, pasi AKU ka njoftuar se pas Nestlé edhe Aptamil rezulton i kontaminuar me toksinën e rrezikshme cereulide.
16:12 4 h më parë31.01.2026.
Autori
Përshkrimin e shkurtër, por që lë shumë hapësirë për spekulime, rreth vendin tonë, Thorbjørn Jagland e bëri menjëherë pas vizitës së 24 majit 2012 në Tiranë.
15:28 5 h më parë31.01.2026.
Autori
Operacioni i koduar “Agjentët e rremë”, arrestohen në Tiranë çifti i bashkëjetuesve 39 dhe 34 vjeç.
14:57 5 h më parë31.01.2026.
Autori
Komente (0)