Përdorën vetëm spraj djegës, grabiten 2,7 mln dollarë në qendër të Tokios
Neutralizuan pesë viktimat pa përdorur asnjë armë, paratë do të transportoheshin me makinë drejt Hong Kongut.
11:44 1 ditë më parë30.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Prokuroria e Posaçme ka reaguar duke sqaruar se asnjë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është objekt hetimi, vëzhgimi apo përgjimi nga kjo strukturë.
Prokuroria e Posaçme ka reaguar duke sqaruar se asnjë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është objekt hetimi, vëzhgimi apo përgjimi nga kjo strukturë.
Në deklaratën zyrtare, SPAK thekson se nuk ka kryer dhe nuk kryen asnjë veprim hetimor që synon të ndikojë apo të intimidojë vendimmarrjen e Këshillit, dhe as nuk ndërhyn në procese zgjedhore apo vendimmarrje të tjera të këtij institucioni.
Prokuroria e Posaçme vlerëson se deklarimet e përhapura në media janë spekulime të pambështetura ligjërisht dhe nuk reflektojnë praktikën e saj hetimore. Çdo informacion i pabazuar, sipas SPAK, përbën një përpjekje për keqinformim të publikut dhe dëmtim të besueshmërisë së Prokurorisë së Posaçme.
SPAK përfundon duke rikujtuar se qëllimi i saj mbetet hetimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke vepruar gjithmonë brenda kuadrit ligjor dhe pa ndikim mbi vendimmarrjen e institucioneve të tjera.
Reagimi i SPAK
“Në përgjigje të disa kërkesave tuaja, ju bëjmë me dije se:
1.Asnjë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është objekt hetimi, vëzhgimi apo përgjimi nga Prokuroria e Posaçme.
2.SPAK nuk kryen dhe nuk ka kryer asnjë veprim hetimor që synon drejtpërdrejtë apo tërthorazi, të ndikojë apo të intimidojë vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe aq më pak të ndërhyjë në procese të caktuara zgjedhore.
Deklarimet e bëra në media përbëjnë spekulim të pastër, të pambështetur në realitetin ligjor apo në praktikën hetimore të Prokurorisë së Posaçme.
Çdo deklaratë e pabazuar në fakte dhe e mbështetur në spekulime mbetet në kuadrin e retorikës së pakonfirmuar, në përpjekje për të keqinformuar publikun dhe për të dëmtuar Strukturën së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.
Policia italiane ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë të cilët shfrytëzonin një parking makinash për të shitur lëndë narkotike.
22:53 16 min më parë31.01.2026.
Autori
GJKKO do të vendosë nesër për kërkesën e Erion Veliaj për zëvendësimin e masës së sigurisë.
21:53 43 min më parë31.01.2026.
Autori
Adriatik Lapaj prej 55 ditësh ka nisur një protestë përpara kryeministrisë, teksa nuk kanë munguar dhe përballjet me policinë e shtetit, e cila nuk i ka lejuar që të ngrejnë tenda.
19:28 3 h më parë31.01.2026.
AutoriKa ndërruar jetë në spitalin e Traumës 45 vjeçari Denis Çumani i cili u konfliktua me dy kushërinj në Shijak, 5 ditë më parë.
18:46 3 h më parë31.01.2026.
Autori
Policia ka nisur procedim penal ndaj 3 personave në Durrës, të cilët dhunuan me sende të forta një çift.
17:51 4 h më parë31.01.2026.
Autori
Ilir Meta ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale ku akuzon Ergys Agasin e kërkuar për dosjen e AKSHI-t, se fshihet pas arrestimit të tij.
17:32 5 h më parë31.01.2026.
Autori
Kreu i ri i SPAK, Klodian Braho ka kërkuar shtimin e masave të mbrojtjes për Altin Dumanin për shkak të dosjeve të bujshme që ai ka në hetim.
17:17 5 h më parë31.01.2026.
Autori
Dy kamionë kanë dalë nga rruga në zonën e Palasës duke lënë 3 të plagosur. Policia po heton shkaqet e aksidentit.
16:43 5 h më parë31.01.2026.
Autori
Siguria e qumështit formulë për bebe është vënë në alarm edhe në Shqipëri, pasi AKU ka njoftuar se pas Nestlé edhe Aptamil rezulton i kontaminuar me toksinën e rrezikshme cereulide.
16:12 6 h më parë31.01.2026.
Autori
Komente (0)