Sulmohen me raketa Emiratet e Bashkuara Arabe, digjet porti i naftës
Fujairah është porti dhe objekti më i madh i magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
18:18 1 ditë më parë04.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Spitali i Durrësit sqaron se ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedurat emergjente në rastin e 15-vjeçarit të plagosur me thikë nga bashkëmoshatari i tij, i cili ndërroi jetë disa ditë pas ngjarjes. Institucioni pretendon po ashtu se akuzat për shkëputjen e energjisë janë të pavërteta.
Spitali i Durrësit ka reaguar për ndarjen nga jeta të 15-vjeçarit Erion Boba, pak ditë pasi mbeti i plagosur si pasojë e goditjes me thikë nga një bashkëmoshatar, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.
I mituri kishte marrë plagë në organet jetësore dhe nuk mundi të mbijetonte, ndërsa ka pasur reagime kundër spitalit, me pretendimin se energjia elektrike është shkëputur në momentin kur Boba ndodhej në sallë dhe po trajtohej me ndihmën e nevojshme mjekësore.
“Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të miturit E.B, i cili humbi jetën informojmë opinionin publik se pacienti është paraqitur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, në shok traumatik–hemorragjik. Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedura emergjente të specializuara, duke arritur stabilizimin fillestar dhe trajtimin intensiv pasues. Komplikacionet e zhvilluara janë pasojë e gjendjes kritike dhe arrestit kardiak traumatik. Spitali Rajonal Durrës është i angazhuar për garantimin e kujdesit shëndetësor dhe bashkëpunon plotësisht me institucionet kompetente për sqarimin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Lidhur me këto pretendime, Spitali i Durrësit sqaron se ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedurat emergjente dhe kanë bërë më së miri punën e tyre dhe se lajmet e publikuara në disa media për mungesën e energjisë në ambientet e spitalit, janë të pavërteta.
“Në vijim të publikimeve mediatike mbi pretendimin se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal Durrës “kanë ikur dritat”, sqarojmë opinionin publik si më poshtë: Pas verifikimeve të kryera me ekipet e sallës së operacionit, anestezistët dhe stafin e reanimacionit, nuk është konstatuar asnjë ndërprerje energjie gjatë operacionit të pacientit në fjalë. Sistemi i gjeneratorit aktivizohet automatikisht dhe pajisjet jetike kanë bateri të brendshme rezervë, që sigurojnë vazhdimësi të plotë edhe në rast të luhatjeve të mundshme. Gjithashtu, ashensorët e spitalit janë funksionalë dhe të mbuluar me kontratë aktive mirëmbajtjeje, me mekanizma ndërhyrjeje të menjëhershme në rast defektesh”, nënvizohet më tej.
Spitali i Durrësit u i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimës, ndërsa sqarojnë se 15-vjeçari mbërriti në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera nuk priten reshje.
07:03 2 h më parë06.05.2026.
Autori
Tubimi u zhvillua pa deklarata për mediat, ndërsa heshtja u kthye në një formë simbolike proteste ndaj institucioneve vendore.
21:26 7 h më parë05.05.2026.
Autori
Në kuadër të diskutimeve për Reformën Administrativo-Territoriale, qyteti bregdetar ka pritur këtë të martë një dëgjesë publike të Komisionit të Posaçëm, ku janë përballur qëndrimet e mazhorancës dhe opozitës.
20:44 7 h më parë05.05.2026.
Autori
Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Gjatë karrierës së tij, ka qenë i angazhuar në radhët e Partisë Socialiste dhe është konsideruar një nga figurat që ka ndikuar në debatet dhe vendimmarrjet e rëndësishme të asaj periudhe.
20:32 8 h më parë05.05.2026.
Autori
Berisha përsëriti kritikat e forta ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, duke e akuzuar për përqendrim pushteti dhe për lidhje me grupe kriminale.
20:16 8 h më parë05.05.2026.
Autori
Ai foli edhe për nevojën për të luftuar dezinformimin dhe për të mbrojtur arritjet e qeverisë në procesin e integrimit, duke theksuar se Shqipëria ndodhet “në pikën më të mirë të saj ndonjëherë”.
20:08 8 h më parë05.05.2026.
Autori
Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 10 të arrestuarit për shpërndarje narkotikësh në qytetet e qarkut.
19:57 8 h më parë05.05.2026.
Autori
Rama dënon ashpër veprimet e Iranit, duke e akuzuar atë për eksportim të dhunës dhe destabilitetit përtej kufijve të tij.
19:29 9 h më parë05.05.2026.
Autori
Në dëshminë e dhënë gjatë hetimeve, Klementin Islamaj ka treguar se është përballur me skena të rënda në banesë dhe se, pas konfliktit me të atin, ka reaguar në gjendje të fortë tronditjeje.
19:01 9 h më parë05.05.2026.
Autori
Komente (0)