Sulmohen me raketa Emiratet e Bashkuara Arabe, digjet porti i naftës
Fujairah është porti dhe objekti më i madh i magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
18:18 1 ditë më parë04.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Më tepër se gjysma e masave administrative janë vendosur për qëndrim të gabuar të automjeteve
Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar patrullimet në pikat kryesore të kryeqytetit, duke përdorur pajisje logjistike bashkëkohore për rritjen e sigurisë rrugore. Gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur rreth 2000 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Nga këto, 105 masa janë vendosur për mosrespektim të radhës së qarkullimit, 1261 për qëndrim të gabuar të automjeteve dhe 91 për drejtues motomjetesh që qarkullonin pa kaskë mbrojtëse. Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit, duke theksuar se kontrollet do të vijojnë çdo ditë në të gjitha akset e qarkut.
NJOFTIMI I PLOTË
Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë
Patrullim në pika strategjike të kryeqytetit dhe pajisje logjistike bashkëkohore, në funksion të përmbushjes së parametrave të sigurisë rrugore.
Fokusi i 24 orëve të fundit, konstatimi i manovrave që sjellin bllokim të rrugëve dhe kaos në trafik, si dhe rrezikojnë lëvizjen e përdoruesve të rrugës.
Si rezultat i kontrolleve dhe i monitorimit të kryer gjatë këtyre orëve, u vunë rreth 2000 masa administrative, prej tyre:
-105 për drejtues automjetesh, të cilët duke mos respektuar radhën, kanë krijuar situata kaotike në trafik dhe kanë rrezikuar lëvizjen e mjeteve të tjera;
-1261 për qëndrim të gabuar të automjeteve, si një nga shkeljet më problematike, e cila ndikon drejtpërdrejt në krijimin e pengesave në rrugë;
-91 për drejtues motomjetesh, që duke qarkulluar pa kaskë mbrojtëse, rrezikonin jetën.
Policia Rrugore apelon edhe një herë për respektim të rregullave të qarkullimit, pasi shkelja e tyre jo vetëm krijon kaos në rrugë, por është shkaku kryesor i ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Kontrollet vijojnë çdo ditë, në të gjitha akset e qarkut.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera nuk priten reshje.
07:03 5 h më parë06.05.2026.
Autori
Tubimi u zhvillua pa deklarata për mediat, ndërsa heshtja u kthye në një formë simbolike proteste ndaj institucioneve vendore.
21:26 3 h më parë05.05.2026.
Autori
Në kuadër të diskutimeve për Reformën Administrativo-Territoriale, qyteti bregdetar ka pritur këtë të martë një dëgjesë publike të Komisionit të Posaçëm, ku janë përballur qëndrimet e mazhorancës dhe opozitës.
20:44 4 h më parë05.05.2026.
Autori
Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Gjatë karrierës së tij, ka qenë i angazhuar në radhët e Partisë Socialiste dhe është konsideruar një nga figurat që ka ndikuar në debatet dhe vendimmarrjet e rëndësishme të asaj periudhe.
20:32 4 h më parë05.05.2026.
Autori
Berisha përsëriti kritikat e forta ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, duke e akuzuar për përqendrim pushteti dhe për lidhje me grupe kriminale.
20:16 4 h më parë05.05.2026.
Autori
Ai foli edhe për nevojën për të luftuar dezinformimin dhe për të mbrojtur arritjet e qeverisë në procesin e integrimit, duke theksuar se Shqipëria ndodhet “në pikën më të mirë të saj ndonjëherë”.
20:08 5 h më parë05.05.2026.
Autori
Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 10 të arrestuarit për shpërndarje narkotikësh në qytetet e qarkut.
19:57 5 h më parë05.05.2026.
Autori
Rama dënon ashpër veprimet e Iranit, duke e akuzuar atë për eksportim të dhunës dhe destabilitetit përtej kufijve të tij.
19:29 5 h më parë05.05.2026.
Autori
Në dëshminë e dhënë gjatë hetimeve, Klementin Islamaj ka treguar se është përballur me skena të rënda në banesë dhe se, pas konfliktit me të atin, ka reaguar në gjendje të fortë tronditjeje.
19:01 6 h më parë05.05.2026.
Autori
Komente (0)