Policia Kufitare e Kakavijës ka njoftuar qytetarët për një bllokim të përkohshëm të aksit rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Bllokimi do të zgjasë sot nga ora 19:00 deri në 22:00 me orën greke, sipas informacionit të marrë nga Policia Kufitare Greke përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit.
Policia njofton se gjatë këtij bllokimi do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore, ndërsa qytetarëve u sugjerohet të planifikojnë udhëtimet e tyre në orare të tjera të ditës për të shmangur vonesat.
Autoritetet kufitare bëjnë apel për kujdes dhe mirëkuptim, duke theksuar se masa është e përkohshme dhe ka si qëllim sigurinë e të gjithëve, si dhe lehtësimin e situatës gjatë zhvillimit të protestës. Qytetarët që udhëtojnë drejt Greqisë ose anasjelltas paralajmërohen të informohen paraprakisht mbi gjendjen e trafikut dhe oraret e bllokimit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)