Trafiku i emigrantëve: Dy persona arrestohen, në kërkim dy bashkëpunëtorët

Transportonin 12 persona me 2 makina, u ishte premtuar kalim nga kufiri grek, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

21.12.2025. 12:34

Trafiku i emigrantëve: Dy persona arrestohen, në kërkim dy bashkëpunëtorët

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Relay”, i zhvilluar për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt përfitimit financiar.

Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar në flagrancë dy shtetas, B. M., 56 vjeç dhe M. M., 24 vjeç, të cilët u kapën nga shërbimet e Policisë në Kukës, duke transportuar me dy automjete gjithsej 12 emigrantë të huaj. Sipas hetimeve, emigrantëve u ishte premtuar transportimi nga kufiri grek drejt pikave kufitare, me destinacion final vendet e Bashkimit Evropian, kundrejt pagesës monetare.

Në vijim të veprimeve hetimore, u identifikuan edhe dy bashkëpunëtorë të dyshuar, shtetasit Sh. K., 40 vjeç dhe E. S., 22 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Relay", për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar 12 emigrantë, kundrejt fitimit, me qëllim që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre. Sekuestrohen 2 automjete dhe 2 aparate celulare.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)