Emigrantët kthehen në shtëpi, trafik i rënduar drejt Tiranës

Rritet fluksi i qarkullimit të mjeteve në Rrugën e Arbrit, lëvizin mjete nga zona të ndryshme të vendit, si edhe automjete që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

26.12.2025. 17:20

Emigrantët kthehen në shtëpi, trafik i rënduar drejt Tiranës

Fluksi i automjeteve në Rrugën e Arbrit është shtuar ndjeshëm gjatë ditëve të festave të fundvitit, duke sjellë trafik të rënduar, kryesisht në segmentin nga Shkalla e Tujanit deri në hyrje të Tiranës.

Qarkullimi i dendur i mjeteve lidhet me kthimin e emigrantëve drejt vendlindjes, ndërsa në këtë aks po lëvizin mjete nga zona të ndryshme të vendit, si edhe automjete që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë të pranishme në këtë segment dhe po punojnë për normalizimin e qarkullimit. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të respektojnë rregullat e qarkullimit, të shmangin manovrat e rrezikshme dhe të tregojnë durim gjatë lëvizjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)