Një i dënuar, ka ndërruar jetë në burgun e Lezhës. Bëhet fjalë për shtetasin Sotir Shabani, nga qyteti i Ballshit. Sipas njoftimit të autoriteteve, ai është gjetur pa shenja jete, teksa qëndronte i shtrirë në krevat.
50-vjeçari po vuante dënimin në burgun e Lezhës për dhunë në familje. Ai ndodhej pas hekurave prej nëntorit të vitit 2021. Sipas IEVP, gjatë ndërrimit të shërbimit nga punonjësi i rolit bazë është konstatuar se i dënuari me mjekim të detyruar Sotir Shabani, i shtrirë në krevat, nuk po reagonte. Menjëherë është njoftuar mjeku i turnit, i cili, pas verifikimit, ka konstatuar se pacienti kishte ndërruar jetë”.
NJOFTIMI:
Në IEVP Lezhë, gjatë ndërrimit të shërbimit nga punonjësi i rolit bazë është konstatuar se i dënuari me mjekim të detyruar Sotir Shabani, i shtrirë në krevat, nuk po reagonte. Menjëherë është njoftuar mjeku i turnit, i cili, pas verifikimit, ka konstatuar se pacienti kishte ndërruar jetë.
I ndjeri Sotir Shabani, i datëlindjes 21.12.1975, lindur dhe banues në Ballsh, Mallakastër, ishte akomoduar në institucion më datë 27.11.2021, për veprën penale “Dhunë në familje”, me masë mjekimi të detyruar.
Është hartuar dokumentacioni përkatës dhe janë njoftuar drejtuesit e institucionit, specialisti i SHKBB-së, Komisariati i Policisë Lezhë, si dhe Prokurori i gatshëm, për vijimin e procedurave ligjore. Institucioni po bashkëpunon me autoritetet kompetente për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)