Të rinjtë në qytetin Fierit duket se kanë festuar më shumë seç duhet me alkool në natën e ndërrimit të viteve.
Këtë e tregojnë dhe të dhënat nga spitali rajonal sipas të cilit prej mesnatës dhe në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, 25 të rinj janë paraqitur në spital për ndihmë për shkak të teprimit me alkoolin.
Të rinjtë të moshave 20-30 vjeç kanë shfaqur shenja intoksikimi dhe pasi kanë marrë kujdesin e mjekëve janë larguar për në shtëpitë e tyre.
Po ashtu, burime nga spitali bëjnë me dije se 3 persona të tjerë kanë marrë lëndime të lehta në duar dhe fytyrë si pasojë e fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)