Kthimi pas festave, radhë në Kakavijë dhe Tre Urat

Fluks makinash në pikën kufitare të Kakavijës nga kthimi i emigrantëve në vendet e tyre ku jetojnë pas festave të fundvitit.

05.01.2026. 10:20

Kthimi pas festave, radhë në Kakavijë dhe Tre Urat

Fluks makinash dhe pasagjerësh është regjistruar mëngjesin e së hënës në pikën kufitare të Kakavijës.

Shkak mendohet të jetë kthimi i emigrantëve në vendet e tyre ku jetojnë dhe punojnë pas ditëve të festave të kaluar me familjet e tyre.

Radhët në kufi janë një fenomen që përsëritet çdo vit në pikat kufitare të vendit që lidhen me Greqinë, kjo dhe pasi pala greke punon me sportele të reduktuara.

Radhë makinash raportohen gjithashtu dhe në pikën e kalimit kufitar të Tre Urave, ndërkohë që fluks ka dhe në hyrje për në Shqipëri.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)