Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin e Durrësit gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa nga rrugët kryesore dhe dytësore të qytetit. Situata paraqitet veçanërisht problematike në kryqëzime, ku niveli i ujit ka vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
Si pasojë e reshjeve intensive, uji ka pushtuar edhe trotuaret, duke e bërë të vështirë lëvizjen e qytetarëve, sidomos gjatë orëve të mëngjesit, kur fluksi i lëvizjeve është më i madh.
Probleme janë raportuar edhe në hyrjet e pallateve dhe bizneseve buzë rrugës, ku uji ka depërtuar brenda ambienteve, duke shkaktuar shqetësim për banorët dhe pronarët e subjekteve tregtare. Në disa raste, janë evidentuar dëme materiale, ndërsa qytetarët shprehen të shqetësuar për përsëritjen e këtyre situatave sa herë ka reshje të dendura.
Ndërkohë autoritetet lokale kanë vendosur pezullimin e procesit mësimor në të gjitha shkollat e qarkut për shkak të prezencës së ujit në oborre.
Reshjet e shiut pritet të vijojnë edhe në orët në vijim, çka mund ta përkeqësojë më tej situatën në qytet.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)