Reshjet e orëve të fundit të shiut, me intensitet të lartë ka detyruar autoritetet të nisin shkarkimin e kontrolluar të ujit në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës, ku prurjet janë në sasi të larta.
Për këtë situatë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se shkarkimit po kontrollohen nga specialistët, teksa momentalisht prej tyre nuk ka pasur asnjë problem.
“Në kaskadën e Drinit si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës, ku aktualisht po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, përveç prodhimit, shkarkime këto të monitoruara dhe të menaxhuara nga specialistët e hidrocentraleve.
Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë, ndërsa deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë”, shkruan Edi Rama.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)