Përmbytet burgu në Durrës, 8 qeli nën ujë

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në burgun e Durrësit. Një pjesë e të dënuarve raportohet të jenë zhvendosur nga qelitë e tyre, teksa po punohet me pompa për normalizimin e situatës.

06.01.2026. 12:09

Përmbytet burgu në Durrës, 8 qeli nën ujë

Përmbytjet që kanë përfshirë qarkun e Durrësit nuk kanë kursyer as burgun që ndodhet në këtë qytet.

Sipas autoriteteve uji ka hyrë në 8 qeli të këtij institucioni të ekzekutimit të veprës penale, teksa në ndihmë kanë shkuar dy mjete me pompa për të normalizuar situatën.

Mësohet se niveli i ujit ka arritur në 10-15 centimetra në katin e parë të burgut, ndërsa të gjithë të dënuarit janë zhvendosur në katin e dytë.

Në Durrës është raportuar situata më e rënduar nga përmbytjet që prej orëve të para të mëngjesit.

Disa familje të përmbytura janë evakuuar, teksa uji ka shkaktuar probleme në qarkullimin e njerëzve dhe të mjeteve.

Përmbytje ka pasur dhe në zonën e Spitallës, teksa është pezulluar procesi mësimor për shkak të oborreve të mbushura me ujë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)