Moti i keq, përmbyten tokat bujqësore në Divjakë

Për menaxhimin e situatës u vendosën në punë me intensitet të plotë tre hidrovore: ai i Karavastasë, Biçukasit dhe i Divjakës.

06.01.2026. 14:47

Moti i keq, përmbyten tokat bujqësore në Divjakë

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në tokat bujqësore të zonës së Divjakës. Si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë, kanalet e kullimit nuk kanë arritur të përballojnë sasinë e madhe të ujit.

Kjo solli vërshime në sipërfaqet e tokës bujqësore. Për menaxhimin e situatës u vendosën në punë me intensitet të plotë tre hidrovore: ai i Karavastasë, Biçukasit dhe i Divjakës. Ata po punojnë për të larguar ujin dhe për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe se janë të gatshme të ndërhyjnë me masa shtesë, nëse do të jetë e nevojshme, për të mbrojtur tokat dhe prodhimin bujqësor.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)