Gonzato takon kreun e SPAK: Rezultate të prekshme në luftën ndaj korrupsionit

Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë është takuar me kreun e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho. Në postimin e bërë të ditur nga vetë delgacioni, Gonzato ka theksuar faktin se rezultatet e prekshe të luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar janë element kyç për anëtarësimin e Shqip

06.01.2026. 16:43

Gonzato takon kreun e SPAK: Rezultate të prekshme në luftën ndaj korrupsionit

Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë është takuar me kreun e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho. Në postimin e bërë të ditur nga vetë delgacioni, Gonzato ka theksuar faktin se rezultatet e prekshe të luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar janë element kyç për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Takimi i parë me Kryetarin e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho. E përgëzova për arritjet e SPAK-ut deri më sot dhe theksova rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Forcimi i kapaciteteve hetimore dhe garantimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale, janë vendimtare për konsolidimin e progresit dhe arritjen e rezultateve të qëndrueshme. Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri,” është shprehur ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)