Shemben tre banesa në Selenicë të Vlorës, prefektja: Shërbim të pandërprerë për banorët

Në Selenicë të Vlorës tre shtëpi janë shembur për shkak të rrëshqitjes së tokës për shkak të reshjeve të dendura.

07.01.2026. 15:03

Vetë prefektja e Vlorës Evis Allushi bashkë me kryetarin e bashkisë së Selenicës ibnspektuan nga afër zonën e prekur. 

"Banorët ishin të shqetësuar për situatën që po kalonin, ndërkohë që ishin larguar për t’u strehuar në shtëpitë e të afërmve të tyre. Iu bashkova shqetësimit të banorëve dhe kërkova nga bashkia dhe strukturat përkatëse që të jenë në shërbim të pandërprerë për çdo kërkesë të tyre, duke i siguruar për mbështetjen e prefekturës. Informuam për situatën dhe u kërkuam që të lajmërohen banorët për rrezikun e daljes nga shtrati të lumit. Prefektura është në terren për të ndjekur nga afër situatën dhe për të koordinuar në kohë reale strukturat, me qëllim zgjidhjen sa më të shpejtë të problematikave që mund të krijohen”, tha ajo.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)