Pavarësisht motit të keq që ka përfshirë vendin, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të funksionojë pa ndërprerje, duke garantuar sigurinë dhe vazhdimësinë e fluturimeve. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ka informuar publikun përmes rrjeteve sociale mbi situatën aktuale në aeroportin e Rinasit, duke theksuar se deri tani operimet po zhvillohen normalisht.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, kushtet meteorologjike mbeten të paqëndrueshme dhe në disa raste kanë shkaktuar shmangie të trajektores apo vonesa gjatë uljes së avionëve. Megjithatë, autoritetet sigurojnë se nuk ka pasur probleme serioze në menaxhimin e fluturimeve.
Shërbimet e ajrore janë në gatishmëri të plotë dhe po monitorojnë vazhdimisht situatën, me qëllim përballimin e çdo skenari të mundshëm që mund të lindë nga përkeqësimi i kushteve atmosferike në orët në vijim. Balluku theksoi se prioritet mbetet siguria e pasagjerëve dhe e ekuipazheve, ndërsa koordinimi mes institucioneve përkatëse po vijon pa ndërprerje.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)