Deti 6 ballë, pezullohet lundrimi i tragetit Sarandë-Korfuz

Moti i keq pezullon lundrimin e tragetit Sarandë-Korfuz. Kapitaneria nuk lejon dhe mjetet e vogla të peshkimit që të dalin në det të hapur.

08.01.2026. 11:18

Deti 6 ballë, pezullohet lundrimi i tragetit Sarandë-Korfuz

Moti i keq dhe deti i trazuar ka detyruar autoritetet e Kapitanerisë së Sarandës që të pezullojnë për sot lundrimet për në Korfuz dhe anasjelltas me linjën e tragetit.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të Kapitanerisë mësohet se forca e detit ka arritur deri në 6 ballë dhe për këtë arsye, nuk lejohen të dalin në det të hapur as anijet e vogla të peshkimit.

Autoritetet bëjnë që të respektohen udhëzimet dhe të ndiqen njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme.

Të njëjtin paralajmërim për mjetet e vogla të lundrimit nxori dhe Kapitaneria e Vlorës, e cila sqaroi se situata pritet të përmirësohet vetëm pas datës 11 janar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)