Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka reaguar lidhur me situatën e krijuar ditët e fundit për shkak të motit të keq. Ai ka kërkuar bashkëpunimin me autoritet të banorëve të zonave të prekura që të evakuohen.
"Presidenti i Republikës është në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe vendore, me Strukturat e Emergjencave Civile si dhe me Forcat e Armatosura, për përballimin e situatës së përmbytjeve. Kreu i Shtetit fton qytetarët të mirëkuptojnë dhe bashkëpunojnëme ta me qëllim që kjo situatë të kalojë me sa më pak pasoja. Presidenti i Republikës fton në mënyrë të veçantë banot në zonat e përmbytura të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për evakuim të shpejtë dhe të sigurt. Në këto momente të vështira jeta e çdo qytetari është mbi gjithçka", thuhet në komunikatën e shpërndarë nga presidenca për mediat.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)